Rritja e çmimeve ka sjellë reagime të forta, këto të shprehura edhe me protestë. Pavarësisht monitorimeve, nga ministrat dhe paketat sociale të ofruara, qytetarët kanë paralajmëruar se do protesta e radhës do të jetë ditën e martë.
Vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar, kryeministri Edi Rama, do të bëjë edhe lëvizjen e radhës. Priten ndryshime të disa ministrave në kabinetin e tretë qeveritar.
Sipas A2 CNN, emrat të cilat po diskutohen, për një largim të mundshëm janë ato të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ajo e Financave, Delina Ibrahimaj, të cilat kanë qenë në qendër të kritikave nga publiku për shkak të deklaratave publike dhe rritjes së çmimeve.
Sakaq, pritet që këto ndryshime të zyrtarizohen ditën e hënë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga kryeministri Edi Rama.