Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani Agallijaj nisën romancën e tyre gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente. Pasi u shfaqën bashkë me pushime dhe më pas qëndruan në Itali për disa javë, aty ku këngëtarja jeton, çifti më pas nuk u panë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
E kjo gjë bëri që në rrjet të aludohej për një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje disa ditë më parë këngëtarja u pyet gjatë një interviste nëse është takuar me Ledianin dhe ajo u përgjigj se për shkak të angazhimeve të shumta që ka pasur kohëve të fundit ata nuk kanë mundur të qëndrojnë shumë bashkë.
Mbrëmjen djeshme u dha muzikali francez ku trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytet, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte Elhaida. E teksa spektakli përfundoi me sukses, duket se në prapaskenë këngëtaren e ka pritur mbështetësi i saj më i madh i cili ishte Lediani.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, çifit shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit duke u puthur. Sakaq Elhaida postoi dhe një video me balerinin i cili shfaqej duke mbajtur disa nga lulet që i kishin dhuruar artistes.
“Kur ai të ndihmon të çosh lulet në shtëpi. Akoma pa fjalë nga nata e sotme…”- shkruan këngëtarja krahas videos.