Sot rreth orës 10:30 minuta, ka ndodhur një përplasje mes dy makinave në Soline të Kroacisë.
Mediat kroate raportojnë se një shqiptar, që drejtonte një automjet me targa italiane, u lëndua rëndë.
Dy persona janë dërguar për kurim në spitalin më të afërt dhe po marrin mjekim e duhur.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë rast.
/Priza.al/