Duke nisur nga dita e parë e vitit 2023, Kroacia do t’i bashkohet Eurozonës dhe zonës Shengen. Sipas presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kjo lëvizje e bën Bashkimin Evropian më të fortë. Nga e diela, ky vend do t’i bashkohet një komuniteti prej 347 milionë qytetarësh evropianë që përdorin euron në jetën e tyre të përditshme.
“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i lidhjes së saj të thellë me BE dhe një moment simbolik për zonën e euros në tërësi” – tha von der Leyen.
Më shumë se gjysma e ATM-ve të vendit janë jashtë linje për t’u përgatitur për shpërndarjen e monedhës. Kuna Kroate dhe Euro do të bashkëjetojnë për një periudhë të shkurtër kalimtare prej 14 ditësh.