E thonë kërkuesit/ Ja çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit

Ju ka rastisur të dëgjoni shprehjen “Mos nxirr lot krokodili” ose “Mos qaj me lot krokodili”? Në të vërtetë kjo shprehje personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj. Legjendat e vjetra flasin mbi lotët që derdh krokodili. Por sa të vërteta janë lotët e krokodilit, dhe si është e vërteta?

Krokodilit nuk i vjen aspak keq për kafshën e ngrënë, por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Pasi ka ngrënë kafshën së bashku me ujin e kripur, fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.

Regullatori i lotëve e pastron atë, dhe organizmi merr kështu ujë të pastër. Gjëndrat e kripës te të gjithë kafshët kanë një ndërtim pothuaj të njëjtë. Ato janë një lëmsh gypash të hollë, të gërshetuar me enë gjaku. Gypat marrin kripën nga gjaku dhe e çojnë te gypi qendror i gjëndrës. Prej andej, solucioni i kripur del jashtë pika-pika. Krokodilët kanë një brimë rrotull syrit, me anën e së cilës nxjerrin lotët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *