Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe “Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023”, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor realizoi Aktivitetin Sportiv: KROS TEYC, pjesë e projektit “Kampionatet Shkollore të Kryeqytetit 2022’’.
1500 nxënës, 20 Shkolla të Mesme të Tiranës, 80 Mësues Edukimi Fizik (MEF) dhe 35 vullnetarë, ishin pjesë e kësaj gare dhe projekti ku çdo gjimnaz u përfaqësua nga nxënësit dhe mësuesit respektivë. Të rinjtë dhe pjesëmarrësit e këtij eventi u përshëndetën nga Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi i cili përgëzoi të rinjtë mbi angazhimin e tyre në aktivitete sportive dhe theksoi se këtë vit që Tirana mban titullin Qyteti Evropian i Sportit të rinjtë duhet të aktivizohen në më shumë aktivitete sportive.
Qëllimi i projektit është masivizimi i lëvizjes sportive në shkollë dhe konsolidimi i sistemit sportiv shqiptar për të siguruar mirëqenien dhe aktivizimin e të rinjve në aktivitete sportive.