Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël të Krujës ku u grabit shtëpia e biznesmenit Nazmi Çangu. Kanë qenë rreth 4 persona të armatosur e të maskuar që kanë kryer grabitjen, kanë torturuar dhe lidhur me fasheta kryefamiljarin. mësohet se njëri prej tyre ka qenë i veshur me uniformë polici.
Gjithashtu burrat e armatosur pas dhunës së ushtruar i kanë prerë edhe gishtin biznesmenit teksa i kërkonin çelësat e kasafortës. Vajza e tij në një intervistë tregoi se kishte menduar se babai i saj kishte vdekur kur e pa në dhomë të mbuluar me gjak.
Pasi u shtrua në spital ditën e djeshme, mësohet se sot gjendja e biznesmenit Namik Çangu është përkeqësuar dhe për shkak të goditjeve në kokë ka paraqitur probleme shëndetësore.
Gjatë natës ka pasur hemorragji. Mësohet se mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta ripyetur, por nuk ka qenë në gjendje të kthejë përgjigje. Aktualisht familjarët po presin mbërritjen e autoambulancës për ta dërguar në spital për kontrolle më të imtësishme.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar karakteristika te autorëve. Nga analizimi i tyre rezulton se në ngjarje kanë qenë 4 persona.
/Priza.al/