Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim për ndihmë të dhënë ndaj emigrantëve të paligjshëm është vënë në prangat e policisë së Krujës.
Sipas policisë mësohet se arrestimi i tij është bërë në një lokal në Fushë Krujë, ku ndodhej 40 vjeçari, banues në Dukagjin.
40-vjeçari, më datë 30.07.2022, ka qenë duke transportuar shtetas nga vendet e treta, me një automjet tip “Ford”. Pasi është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ai nuk i është bindur urdhrave të tyre për të ndaluar, por është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin.