Helmimi masiv në Krujë detyroi shumë qytetarët që të shtroheshhin në spital duke u paraqitur në Urgjencë thuajse me të njëjtat simptoma.
Mjekët në spitalin e Krujës njoftojnë se situata e pacientëve me probleme të helmimit është përmirësuar. Sipas mjekëve që nga mesdita e kaluar e deri më tani, rreth 150 persona janë paraqitur në spital për mjekim shëndetësor.
Ndërsa në total që nga dita e parë , numri i të prekurve shkon në rreth 500 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja të helmimit dhe që janë paraqitur në spital.
Ndërkaq, ujësjellësi i Krujës ka bërë publike analizat paraprake të ujit të rrjetit të kësaj zone që u analizua pas helmimit masiv që ndodhi pasditen e djeshme.
Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë kanë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.
Në njoftimin zyrtar thuhet se autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.
Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar jo vetëm nga rojet e sigurisë private, por nga edhe policia e rendit të pengojnë gazetaret që të futen në ambientet e brendshme te spitalit.
/Priza.al/