Gjykata e Krujës ka shfuqizuar masën e arrestit me burg për dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri të akuzuar për vrasjen me kaçavidë të 34-vjeçarit Indrit Ndoj, i cili u gjet i vdekur më 21 tetor të vitit që shkoi në një kanal në Fushë-Krujë.
Ndaj tyre është caktuar masa ndalim i daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje.
Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës ndaj dy vëllezërve Sajmir e Landi Miri.
Gjyqtarja Konstandina Kuro ka vendosur ndryshimin e masës nga arrest me burg ne detyrim paraqitje.
Dy vëllezërit kanë deklaruar para hetuesve se nuk kishin për qëllim të vrisnin 34-vjeçarin, por situata u ka dalë nga duart, pasi sipas tyre Indrit Ndoj i ka sulmuar fizikisht.
Ndërsa kanë treguar se në momentin që janë larguar, Ndoj ka qenë gjallë.