Krushqit ‘rrihen’ me karrige e tavolina, shkak radha e valles në dasmë; çifti…

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar së fundmi në një dasmë në Stamboll, ku të afërmit e dhëndrit dhe ata të nuses janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Disa persona kanë mbetur të lënduar.

Shkak për konfliktin u bënë mosmarrëveshjet për këngën dhe vallen që do të kërcehej në pistë. Debati ka degraduar në përdorimin e grushteve, shkelmave, por nuk munguan as karriget e tavolinat.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilat ndërhynë në kohë. Disa persona kanë përfunduar në polici, ndërsa disa të tjerë në spital.

Megjithatë sherri masiv nuk i pengoi nusen dhe dhëndrin që të shkojnë për muaj mjalti.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *