Krutanët e Bitcoin-it/ OSHEE zbulon vjedhjen e energjisë elektrike nga grupi që prodhonte kriptovaluta në qytetin e Skënderbeut    

Vetëm shqiptarit i shkon në mendje që kur bënë një aktivitet të paligjshëm të vjedhë ndërkohë edhe shtetin.

Ashtu siç ndodh rëndom në rastet kur çunat ndërtojnë “shtëpi bari” dhe vjedhin energji dhe ujë, ashtu ka ndodhur edhe me disa krutanë që kishin vendosur të prodhonin kriptovaluta.

Ata janë zbuluar nga një aksion i madh i OSHEE e cila pas sinjalizimeve të marra kundër abuzimeve dhe vjedhjeve në rrjetin elektrik, ka zbuluar këto biznese të paligjshme në Krujë, duke i bërë çunat “kafshatë” për Policinë e Shtetit.

FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë

OSHEE, gjatë kontrollit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike zbuloi se në hyrje të qytetit të Krujës, ishte krijuar një laborator, i pajisur me 7 pajisje që merrej me prodhimin e kriptomonedhave.

Për laboratorin u procedua penalisht pronari i objektit, personi me iniciale F.M., pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt.

FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 persona, ndër ta dhe biznesi privat pa kontratë, të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të Bitcoin.

Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE të cilët i kanë denoncuar penalisht në Policinë e Shtetit. Në qytetin e Krujës janë proceduar penalisht 2 persona ndërsa në Fushë-Krujë 3 të tjerë. Aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.

Aksioni i OSHEE ‘zbulon’ laboratorin e kriptomonedhave në Krujë

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *