Ja kaluan Lazaratit! Krutanët kishin bërë namin, Policia kapi 145 kg kanabis në voza plastike, por… e ‘hëngri’ kryeplaku i fshatit

Zonat rurale të Krujës dhe Fushë-Krujës, janë kthyer në një “Medelin” për kultivimin dhe trafikimin e hashashit, sa edhe lazaratasit do t’i kishin zili.

Policia ka zhvilluar një operacion këtë mëngjes në Krujë, ku sekuestroi 145 kg lëndë narkotike në fshatin Nojë.

Edhe pse trafikantët dhe rojet e mallit nuk u kanë dot, u pa e udhës nga Policia që të vihej në pranga kryeplaku i fshatit, i identifikuar si Haxhi Murati, 66 vjeç. Ky i fundit akuzohet nga shteti se nuk i kishte mbajtur “sytë hapur” dhe për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit B.S.(X)., 34 vjeç, banues në Nojë, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 145 kg lëndë narkotike cannabis-sativa, gati për shitje, si dhe municion luftarak.

Img 20211030 Wa0000

Siç ndodh në çdo procedurë burokratike letrash dhe raportesh, Policia e Krujës ka raportuar se: “Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”.

Operacioni policor i sotëm u kodua me emrin e klasifikuar “Noja”, dhe u zhvillua nga strukturat e DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-së.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *