Gjykata administrative Durrës ka hedhur poshtë vendimin e kryetares së bashkisë Emiriana Sako në lidhje me shkarkimin nga detyra të nënkryetarit Arber Braho.
Vendimi u morr dy ditë më parë, ndaj dhe rrjedhimisht duhet që Braho të rikthehej në detyrë.
Sakaq, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim, teksa pritet që vendimi të zbardhet për të mësuar detaje të tjera.
Kujtojmë së Braho është shkarkuar në nëntor të vitit 2021 pas disa deklaratave publike në lidhje me prezencën në drejtimin e bashkisë të Vangjush Dakos