Kryebashkiaku Erion Isai blen makinë 30 milion lekë pa garë!

Erion Isai ka hapur një tender së fundmi ku kërkon blerje e një autoveturë me vlerë 26 milion pa TVSh. Objekti i tenderit sipas dokumentacionit është “blerje autoveturë 2023”.

Bashkia Kolonjë ka shpallur garën por vetëm që vetëm garë nuk është pasi ky tender rezulton me flamur të kuq dhe nuk ka pasur konkurrent të tjerë duke e fituar e vetmja kompani që mori pjesë me një ofertë sa 98% e fondit limit.
Kompania fituese është Almeta GMBH shpk me administrator Behar Almeta dhe objekt veprimtarie nga peshku te kancelari deri tek kremrat dhe automjete. “ Mallrave industriale, ushqimore, konfeksione, elektrike, kancelari, produkte te detit, produkte bujqësorë, prodhime kozmetike, kimike. “
Në specifikimet teknike kryebashkiaku Erion Isai i kërkon kompanisë që mjeti të jetë euro 4, viti prodhimit nga 2010 e lart dhe ngjyra kërkohet e zezë.
Teksa qëllimi i blerjes së këtij automjeti është për tu vendosur në dispozicion të administratës.
Pra mbi 30 milion lekë pa TVSh kërkon kryebashkiaku Isai për të blerë automjet pa garë.

Në datë 30. 05.2023 kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është thirrur në SPAK. Në një prononcim për mediat, Isai ka zbuluar se është paraqitur pranë këtij institucioni si person që ka dijeni rreth një çështjeje. Ndër të tjera ai tha se hera e tij e parë në SPAK ishte e këndshme.

“U thirra për një ngjarje të vjetër nuk ka lidhje me tenderat. Hera e parë që isha këtu ishte këndshëm. U thirra si person që ka dijeni për një çështje”, tha ai.

Prokuroria e Korçës ka përcjellë në SPAK dosjen ku i përfshirë rezultone dhe kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai. Objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë.
Kjo çështje, deri në këtë fazë ka çuar arrestimin e disa personave të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë. Ndërsa ajo që fshihet, janë zyrtarë të Bashkisë Korçë, duke filluar nga kryetari Erjon Isai, zv/kryetarja Brikena Ali, këshilltari bashkiak Lirjan Hyseni, përgjegjësi Pyjor në bashkinë Ersekë, Amarildo Jaho, dhe disa zyrtarë të tjerë që janë përfshirë në punësime jashtë kritereve.  

Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se personazhi më aktiv në këtë dosje është LirjanHyseni, i punësuar në IKMT Korçë, dhe njëherësh këshilltari në Bashkinë e Kolonjës. Përgjimi i datës 30 shtator 2021, tregon një bisedë të zhvilluar mes këshilltarit bashkiak Lirjan Hyseni dhe bosit të kompanisë “Xhengo SH.P.K”, Shyqyri Xhengo.

Ata bisedojnë për të hyrë në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafëzez.

Këshilltari bashkiak i Ersekës, Lirjan Hyseni, e këshillon dhe orienton Shqyri Xhengon, të shkojë dhe takojë Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erjon Isai, për rikontruksionin e disa shtëpive në fshatin Qafëzës, i prekur nga tërmeti i vitit 2019. Sipas bisedës, Hyseni e ve në dijeni ShyqyriXhengon, se bashkia e Ersekës kishte një fond financiar për rindërtimin e shtëpive dhe punimet ti bënte kompania e ndërtimit “Xhengo”.

Teksa mbyll telefonatën me biznesmenin ShyqyriXhengo, këshilltari bashkiak, Lirjan Hyseninë 30 shtator 2021 telefonon kryetarin e baskisë Ersekë, Erion Isain, kundër të tjera i thotë se duhet vetëm ta priste në zyrë biznesmenin. Në bisedë e sipër, Livjani i shpjegon dhe informon kryetarin e Bashkisë edhe për disa punonjës të mjedisit,të cilët kishin mbëritur për të bërë inspektim tek Ujësjellësi i Leskovikut.

Në dosjen hetimore Lirjan Hyseni, është personi më aktiv dhe mban kontakte në mënyrë të vazhdueshme me kryetarin e Bashkisë Ersekë, Erion Isai.

Vijon…/ Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *