Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo konfirmohet nga PS për garën e 14 majit

Partia Socialiste ka zyrtarizuar Ervin Demon për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Beratit. Drejtuesi politik i Beratit Bledi Çuçi bëri me dije lajmin dhe u shpreh se kishte besim tek kandidatura e Demos, duke e cilësuar rizgjedhjen e tij si rezultat të punës që ka bërë këto katër vite.

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demon si kandidati ynë për zgjedhjet e 14 majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë,”-shkruan në postimin e tij në Facebook ministri i Brendshëm.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *