Kryebashkiaku i Kuçovës fshehu dënimin në Greqi/ Vasili ironizon kandidatët e PS

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, ka ironizuar kryeministrin Rama, i cili nuk i ndahet njerëzve me precedentë penalë duke i kandididuar në çdo post publik dhe politik.

Vasili shprehet se në një vend si Kuçova plot me njerëz të ndershëm e punëtorë, Rama zgjedh një të dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”, Kreshnik Hajdarin.

“Je i madh Edi Rama, ku i kap mor shejtan gjithmonë këta Kandidatët për faqe të zezë.”- shkruan Vasili me nota sarkazme.

Postimi i plotë:

“Në Kuçovën plot me njerëz të ndershëm e punëtorë, Ramës dora i shkon vetëm te një i dënuar si ky Hajdari.Ky Kreshnik Hajdari i mban mend të gjitha, edhe tenderat fët e fët, edhe politikën, por që është dënuar në Greqi nuk e mban mend.

Përfundimisht je i madh Edi Rama, ku i kap mor shejtan gjithmonë këta Kandidatët për faqe të zezë.

Çudi e madhe me këta kandidatët e  “rilindjes”, gjithmonë memoria nuk ju punon kur vjen puna tek dënimet, ose tek emrat që ndërrojnë, apo zullumet e tjera…. që bëjnë.

Të lumtë Edvin! Vetëm për këtë s’të arrin dot opozita, që gjithmone vë nga këta kandidatët “pa vlerë” si profesorë, mjekë, intelektualë, ushtarakë, e njerëz të ndershëm.

Edi, ti mos ju nda vëlla këtyre kandidatëve me nga dhjetë emra e me një thes dënime, që gjithmonë i harrojnë, se kujtesen jua ka prishur Saliu.

P.S: Meqë ky Hajdari s’ka memorie ja ku e ka vendimin e dënimit në Greqi dhe formularin e dekriminalizimit ku ka gënjyer”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *