Kryebashkiaku i Mallakastrës paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrpsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai akuzohet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit dhe në seancën e sotme pritet të bëhet mbrojtja e tij.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për fshehje të dënimit me 3 vite në Greqi në formularin e vetëdeklarimit. Në vitin 1998 ai rezulton i dënuar për rrahje në shtetin fqinj.

SPAK ka lënë të hapur opsionin që me kërkesë të të pandehurit,  dënimi që mund të marrë mund të konvertohet në punë me interes publik për 150 orë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *