Kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton i dënuar me burg në Greqi, shtyhet vendimi për Qerim Ismailaj në KQZ

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar në Greqi me 3 vite burg. Denoncimi u bë nga Partia Demokratike me 8 janar të një viti më parë, e cila zbuloi se Ismailaj ishte dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi ditën e sotme mbledhjen për shqyrtimin e rezultatit të Prokurorisë për Qerim Ismailaj. Gjatë kësaj mbledhje përfaqësuesi i ligjor i kryebashkiakut të Mallakastrës, ka kërkuar të shtyhej seanca pasi koha sipas tij është e pamjaftueshme për të paraqitur mbrojtjen me shkrim.

“Më datë 30.6.2021 jemi njoftuar për tu paraqitur në këtë seancë. Po në këtë datë kam marrë përfaqësimin me prokurë për të ushtruar një mbrojtje efektive. Do të kërkoja që të merrej parasysh kërkesa për një seancë tjetër për mbrojtje dëgjimore. Kërkojë kohë për të paraqitur mbrojtje me shkrim sepse afati është shumë i shkurtër”, tha ai.

KQZ mbylli seancën e sotme duke pranuar kërkesën, ndërsa vendosi që mbledhja të zhvillohet të premten më datë 02. 07.2021, në orën 11:00. Ndërkohë vetë kryebashkiaku nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *