Kryebashkiaku i ri i New York-ut, deklaron se do të paguhet në Bitcoin

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka në plan të konvertojë pagat e tij të para në Bitcoin, pasi ai u zotua të enjten për ta bërë qytetin më mikpritës ndaj kriptomonedhave.

Adams njoftoi në një postim në Twitter se do të merrte tre pagat e para në Bitcoin kur të bëhej kryetar bashkie. Njoftimi ishte një deklaratë e qartë e mbështetjes politike për kripto, dhe pason vërejtjet që Adams bëri këtë javë duke treguar se ai dëshiron të tërheqë më shumë vende pune në kripto në Nju Jork dhe ndoshta të krijojë një monedhë dixhitale për qytetin.

Ish-kapiteni i policisë, i cili do të zëvendësojë në detyrë Bill de Blasio, u shpreh se kërkesa e tij kishte si qëllim të jepte një sinjal se kishte si synim ta kthente Nju-Jorkun në qendrën e industrisë së kriptovalutave.

Komentet e Adam vijnë pas deklaratës së kryebashkiakut të Miamit, Francis Suarez, i cili më herët, po ashtu ka kërkuar që pagesat e para t’i marrë në monedha virtuale.

Megjithatë, të dyja këto deklarata kanë shërbyer si reklamë për Bitcoin duke rritur edhe më tej vlerën e saj në bursa.

Dëshira e Adams për t’u paguar drejtpërdrejt në Bitcoin nxori në pah një sërë shqetësimesh praktike rreth monedhës dixhitale. Crypto ende përballet me pengesa të mëdha si një mjet për pagesat e përditshme, pjesërisht sepse tatohet nga IRS si pronë. Ekzistojnë gjithashtu pyetje se si një pagë e bazuar në Bitcoin do të lidhej me ligjet federale të punës. Është e paqartë se kush do të kontrollonte “portofolin” dixhital që qyteti do të duhej të përdorte për të paguar Adams.

/Burimi: Politico/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *