Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi thirret në SPAK!

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi është paraqitur sot në dyert e prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Byberi është denconcuar më herët nga banorët e Fierzës në shtator të vitit të kaluar, ku kundërshtuan punimet në gurore dhe fabrikën e bitumit në fshatin e tyre.

Po ashtu ata denoncuan edhe shefin e komisariatit Përparim Allmuça dhe pronarin e kompanisë Byberi SHPK, ndërsa theksonin se kryebashkiaku ka miratuar leje për hapjen e gurores në shkelje të ligjit, duke favorizuar kushëririn e tij, Avni Byberi i cili drejton edhe kompaninë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *