Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu rreth orës 12:25. Ai është nisur së bashku me mbështetës të kësaj partie për t’ju bashkuar protestës qe do të mbahet përpara Kryeministrisë.
Berisha ishte i rrethuar nga badigardët dhe në krah të tij kishte deputetët Luciano Boci dhe Flamur Noka.