Teksa Omicron po përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Dr.Anthony Fauci ka deklaruar se varianti i ri ka të ngjarë të infektojë të gjithë njerëzit.
Në një intervistë për CNN ai tha se personat e vaksinuar do të jenë më të mbrojtur. Fauci theksoi se të imunizuarit do t’i shpëtojnë shtrimeve në spitale dhe vdekjes nga COVID-19.
‘Omicron, me shkallën e tij të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë të transmetimit, në fund do ti gjejë pothuajse të gjithë,’ u shpreh ai.
Pyetjes së CNN nëse pandemia ka hyrë në një fazë të re pasi vendi ka regjistruar shifra rekord të infektimeve ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1.35 milion raste me COVID-19 Fauci iu përgjigj se mund të jemi në prag të kësaj situate .
Më herët Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se varianti i ri COVID-19 Omicron duket të jetë më pak i rëndë se ai i Deltas por nuk duhet të kategorizohet si ‘i butë’.
/Priza.al/