Kryemadhi akuzohet për parajsa fiskale, PS: Drejtësia t’i shkojë deri në fund hetimeve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka përsëritur sot nga selia e PS thirrjen ndaj organeve të drejtësisë për hetuar akuzat ndaj Monika Kryemadhit se ka marrë para nga rusët.

Ai u shpreh se duhet të dilet në përfundim mbi të gjitha akuzat që media ngre ndaj Kryemadhit dhe për raportet e interesit të saj me rusët.

“Drejtësia nuk duhet të humbasë kohë teksa të dhënat e mediave ngrenë dyshime të forta se oligarkët rusë kanë shtrirë duart përmes financimeve të deputetëve. Dokumentet e publikuara në media tregojnë se Monika Kryemadhi ka marrë para në formë dividenti nga kompani ruse.

Kryemadhi duhet të sqarojë se në çfarë lloj marrëdhënie është përfshirë ajo me rusët. Çfarë i ka premtuar ajo. Si mund të bëjë biznes me rusët bashkëshortja e ish presidentit të republikës. Pse i fshihet llogaridhënies zonja Kryemadhi për këto deklarata implikuese.

Duhet të deklarojë shumat e mëdha se nuk i ka deklaruar dot kurrë. Taktikat e sulmeve mbi mediat denoncuese nuk është gomone shpëtimi. PS i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë rastin dhe të dalin në përfundim mbi akuzat që media ngre dhe mbi të gjitha për raportet e interesit dhe biznesit të Kryemadhit me rusët që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë në interes të Shqipërisë”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *