Me marrjen e mandatit në Qarkun e Fierit, Kryemadhi liron mandatin e saj në Qarkun e Tiranës, për numrin 2 të partisë, Petrit Vasili. Nga ana tjetër, Kejdi Mehmeti, e cila ndodhej e 2-a në listën e Qarkut të Fierit, nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Letra e Kryemadhit drejtuar KQZ:

I nderuar zoti Celibashi,

Në përgjigje të kërkesës tuaj me nr. 8542, prot, datë 17.06.2021 dhe nr. 486 prot, datë 17.06.2021, ju bëj me dijeni se:

Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, neni 67, pika 3, shpreh vullnetin tim duke zgjedhur mandatin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Tuaj.

  • foto galeri

/Priza.al/