Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 47-vjeç e ndërsa kjo ditëlindje e ka gjetur mes shumë takimeve me qytetarët për shkak se përkon me fushatën elektorale.
Numri një i LSI-së ka zbuluar një prej dhuratave që i kanë mbërritur në këtë ditëlindje dhe është nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela. Është një buqetë me lule, ku Kryemadhi nuk ka nguruar edhe të zbulojë edhe pusullën që i ka dedikuar çifti Basha.
Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura”, shkruhet në pusullë.
Aurela Basha dhe Monika Kryemadhi janë mikesha dhe jo pak herë janë parë së bashku duke konsumuar drekë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.