Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi mendon njësoj si Meta se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është vegël e qeverisë. Kryemadhi flet edhe për sulmet e Metës ndaj saj, ndërsa shprehet se e ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte.
Pyteje: Si i komentoni sulmet e Metës ndaj SPAK?
Kryemadhi: Në çdo fjalë që meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakort, por mënyrën e them përsëri mendoj se vjen nga revolta. Mendoj se spak është vegël e Ramës dhe ebteja jonë nuk është ndaj spak.
Pyetje: A jeni dakord me sulmet ndaj Dumanit?
Kryemadhi: Ju duket normale që gazetat e Erion Veliajt hapin faqet e para në 7 të mëngjesit me njoftimin që SPAK-u çon te të tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetat e Erion Veliajt para të vijë te qytetarët?
Pyetje: Do kandidoni për presidente të PL-së?
Kryemadhi: Zonjë unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura…
Pyetje: A jeni ndier e sulmuar nga Meta ditët e fundit?
Kryemadhi: Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju? Meta nuk më ka sulmuar si bashkëshorte por si politikane. Po keq ju ka ardhur juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi.