Kryemadhi: LSI është një familje, gjithmonë i japim dorën e ndihmojmë njëri-tjetrin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigjeve akuzave të ardhura nga kryeministri Edi Rama, që e ka quajtur LSI-në një “parti familjare”.

Për Kryemadhi, Rama ka disi të drejtë, pasi sipas saj LSI është si një familje, për të cilën sakrifikon çdo gjë.

Nga njësia numër 7, aty ku dhe kjo forcë politike është themeluar, Kryemadhi tha se shumë parti duan që të kopjojnë sloganin e tyre ‘’Shqipëria Shtëpia Juaj’’.

“Është si një familje. Në fakt gjithmonë na e kanë quajtur kur themi familje si fjalë të keqe. Por njeriu për familjen e tij sakrifikon çdo gjë. Njeriu për familjen e tij jep jetën, njeriu për familjen jeton, punon, ndryshon. Prandaj ne e kemi konsideruar gjithmonë LSI-në një familje. Një familje ku të gjithë i japim dorën njëri tjetrit, e ndihmojmë njëri tjetrin, krijojmë hapësira për njëri tjetrin dhe ndryshojmë realitetet e hidhura, që ndoshta dashje pa dashje ka krijuar politika në këto 30 vite tranzicion. Dhe slogani më i mirë është “Shqipëria Shtëpia Juaj, Shqipëria Shtëpia e Shqiptarëve.”

Sado mundohen dhe duan ta kopjojnë, por në fakt fjala shtëpi në shumë e lidhur se me LSI-në nuk është me asnjë parti tjetër. Sepse ne gjithmonë qëndrojmë të lidhur fort dhe e ndihmojmë njëri tjetrin. Dhe aq më shumë kur shikojmë sesi brezat në LSI në këto 17 vite rriten, fillojnë që fëmijë, bëhen prindër e kështu me radhë”, tha Kryemadhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *