Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka qenë sot pjesë e prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fierit, për zgjedhjet lokale.
Ajo u shpreh se kryetari aktual i bashkisë Fier bën pazare për të mos dalë para drejtësisë, ndërsa kandidati i opozitës, me profesion financier e ekonomist do paraqesë planin më të mirë për atë që meritojnë qytetarët e Fierit.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit: “Ky qytet ka nevojë për ndryshimin e vërtetë që duhet të ndodhë në tërë Shqipërinë.
Berisha na mësoi të mos kemi frikë të përballemi me krimin, mashtrimin dhe shantazhin dhe kjo është rruga për çdo të ri.
Sot në Fier ka vetëm pensionistë sepse të rinjtë enden në Europë për një të ardhme më të mirë.
Sot keni kryetar bashkie dikë që bën Pazar që të mos dalë para drejtësisë.
Kandidati ynë është financier e ekonomist do paraqesë planin më të mirë për atë që meritojnë qytetarët e Fierit”