Monika Kryemadhi ka mbajtur një takim me kryetarët e degëve të LSI-së në të gjithë vendin.
Kryemadhi, thekson se Rama ka bërë një kombinim të jashtëzakonshëm krizash.
Sakaq, kjo e fundit thekson se axhenda e LSI-së do të vazhdojë punën në 12 qarqet, ndonëse presioni politik është shumë i madh.
“Është një kombinim i jashtëzakonshëm krizash, Rama i ka bashkuar në perfeksion. Jo vetëm rritje të produkteve të shportës por edhe të prodhimeve bujqësore. Buxhetet më të mëdhaja ministria e bujqësisë ja ka kaluar inceneratorëve. Ne kemi pasur një plan perfekt, pika të cilat do vazhdojmë t’i zbatojmë në vazhdim. Axhenda do të bëhet në 12 qarqet, nga ato më të mëdhaja pasi ka volum më të madh pune. Theksoj se presioni politik ndaj nesh është shumë i madh, por ne duhet të vlerësojmë votën tonë. Ne kemi fituar 11 mandate. Kapja e opozitës ishte një nga dëmet më të mëdha”, u shpreh ajo.