Zonja Kryemadhi, Presidenti Republikës po hyn gati në 100 ditëshin e fundit të mandatit i ka shprehur qartë të gjitha pikëpamjet e tij madje dhe një rikthim në krye të LSI, si do të funksionojë do të jepni ju dorëheqjen?
E para, Monika Kryemadhi nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat tjetër. E dyta, është konventa që është në proces përgatitjeje pasi për shkak të pandemisë konventa u shty dhe kemi funksionuar me shtabet politike elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe ndërkohë, janë disa grupe pune që vazhdojnë të punojnë dhe sot. Është ngritur një strukturë e re që quhet GEN, Gjenerata e Re e cila po punon për hartimin e disa politikave të reja që ne duan t’i implementojmë.