Komisioni parlamentar partiak “Shalsi”, është strukturë parlamentare me patronazhistë nën emrin “Auditues të jashtëm” të emëruar nga qeveria, të cilët do përgjojnë dhe kontrollojnë KLSH-në; kur KLSH-ja është i vetmi institucion i pavarur kushtetues që kontrollon qeverinë për shpenzimet, tenderët, pasuritë, fondet e punësimit, fondet sociale, kreditë e donacionet që japin të huajt, pra, kontrollon nëse pushtetarët vjedhin apo jo…
KLSH-ja u mbajt 2 ditë nën presion përmes pyetjeve intimiduese e kërcënimesh në Komisionin e Ekonomisë, të hartuar nga mafia e pushtetit dhe lexuar nga deputetët e PS, kryesisht nga kryetari Eduard Shalsi, “langoi” i Edi Ramës dhe “Mon Kukaleshi” i tij në kompanitë që vjedhin fondet publike.
Eduard Shalsi, u krekos si trim para ekipit të KLSH-së, duke zbatuar urdhrin e Edi Ramës, për ta kërcënuar që të mos zbulojë e të mos kallëzojë vjedhjet e pushtetarëve.
Duke i dështuar kërcënimi përballë vendosmërisë së kreut të KLSH, Arben Shehu, për të zbatuar detyrën, Shalsi futi në veprim skemën e kupolës mafioze, për të marrë peng KLSH-në.
Ai shpalli krijimin e një n/komisioni tipik, alla-sigurim, si strukturë e PS me patronazhistë, të etiketuar “Audites të jashtëm” të emëruar nga qeveria; të cilët do përgjojnë e kontrollojnë veprimtarinë e KLSH-së dhe do propozojnë masa ndëshkimore nga “zuzari” Eduard Shalsi.
Krijimi i këtij n/komisioni të paligjshëm, është puç për të marrë peng KLSH-në, mbasi në Kushtetutë përcaktohet qartë: – “KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar; ai i nënshtrohet vetëm Kushtetutës e ligjeve në fuqi; dhe jep informacion për kontrollet sa herë kërkohet nga Kuvendi, si dhe i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij”.
Ndërsa krye mafiozi Edi Rama, nëpërmjet “langoit” Eduard Shalsi, vendosi të krijojë një n/komision parlamentar pengmarrës, për të kontrolluar KLSH-në sikur e ka strukturë të qeverisë, kur këtë kontroll e ndalon Kushtetuta, që nuk lejon krijim n/komisioni.
Por Bablokut nuk i intereson, që Kontrolli i Lartë i Shtetit të jetë institucion i pavarur, sepse kontrollon qeverinë për shpenzimet, tenderët, pasuritë, fondet e punësimit, fondet sociale, kreditë e donacionet që japin të huajt, pra, kontrollon nëse pushtetarët vjedhin apo jo.
Babloku synon, që KLSH të jetë kukull si zyrat e auditit në kryeministri, ministri e bashki, por nëpërmjet “langoit” Eduard Shalsi, kërkon që KLSH të mos kryej detyrën kushtetuese.
Sepse nuk mund të lejojë që KLSH të zbulojë dhe kallëzojë penalisht kryeministrin, ministrat, krye bashkiakët e drejtorët që vjedhin fonde e pasuri shtetërore; që pastrojnë miliardat e kontrabandës, trafikut të drogës, armëve e prostitucionit me kulla, resorte, banka, PPP e monopole; ku si “lavatriçe” shërben dhe Eranda Liçi, g