Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij, Albin Kurti në kryeqytet.
Burime për median bëjnë me dije se Rama e Kurti janë takuar në ‘vilën 31’, pa prezencën e mediave.
Ata janë kapur në ‘flagrancë’ nga mediat, teksa shihen që hyjnë pranë ambienteve të vilës.
Ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me motivet e vizitës së kryeministrit kosovar, apo arsyet e takimit.