Kryeministri i ri britanik/ Johnson heq dorë nga gara

Boris Johnson është tërhequr nga gara për zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, ndërsa në një deklaratë me shkrim tha se ky nuk është hapi më i mirë i mundshëm në këtë moment dhe se ai nuk mund të qeverisë në mënyrë efektive nëse nuk ka një parti të konsoliduar dhe të plotë në Parlament.

“Sonte dua të konfirmoj se unë kam mbështetjen e 102 deputetëve ndaj edhe mund të depozitoj kandidaturën time që nesër. Ekziston dhe shansi që unë të fitoj në zgjedhjet brenda Partisë konservatore dhe brenda të premtes mund të rikthehesha në Doëning Street. Por jam menduar gjatë ditëve të fundit dhe arrita në konkluzionin se kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëj momentalisht. Askush nuk mund të qeverisë me nëj parti që nuk është e plotë në Parlament”, shkruan Johnson.

Kështu i hapet rruga Rishi Sunak, i cili duket se do të bëhet kryeministri i ri. Ish-kancelari, i cili nisi zyrtarisht fushatën e tij këtë mëngjes, kishte më shumë se dyfishin e numrit të mbështetësve të deklaruar publikisht se Johnson.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *