Kryeministri i Spanjës mbështet bisedimet me Putinin

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez është shprehur në favor të negociatave me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin ,  për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Është e rëndësishme që ne të mbajmë kontakte me Putinin,” i tha ai kanalit amerikan të lajmeve CNN në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos. “Për shembull, unë mbroj fuqimisht që qeveria franceze dhe ajo gjermane (…) të marrin drejtimin këtu.”

Sipas kryeministrit të Spanjës, një kthim në të ashtuquajturin format Normandi – një grup kontakti i përbërë nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina, siç ekzistonte para shpërthimit të luftës – është i imagjinueshëm. Ministrat e jashtëm të të katër vendeve takoheshin zakonisht për këtë qëllim. Vendet e tjera anëtare të BE-së do të mbështesin Parisin dhe Berlinin në një nismë të tillë, shpjegoi Sanchez. Kur u pyet nëse Putini mund ta interpretonte gatishmërinë e Perëndimit për të folur si një “dobësi”, ai u përgjigj: “Jo, nuk mendoj kështu”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *