Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të premte disa pamje nga Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë i cili u inaugurua ditën e djeshme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e vizitës së mbrëmshme në parkun më të ri të Vlorës së Rilindur, Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”.
Kujtojë që dje kryeministri Rama ka inauguruar Bypassin dhe parkun më të ri të Vlorës.