Kryeministri Edi Rama ka kryesuar debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill.
Në fjalën hyrëse, Rama falënderoi ambasadoren e SHBA-ve, Thomas GreenField për punën e shkëlqyer të bërë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurimit në muajin maj.
“Do doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadoren e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadoren Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardhje të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama.