Pas vizitës së djeshme në Itali, kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe ditën e sotme. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ai ka publikuar pamje të rrugës Rrëshen-Sheshaj.
Rama shkruan se do të ndihmojë në ndërlidhjen e zonave rurale me zonën urbane, duke synuar nxitjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Kryeministri e mbyll postimin duke iu uruar qytetarëve një ditë të mbarë.
Postimi i plotë
Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje të rrugës Rrëshen-Sheshaj, në shërbim të ndërlidhjes së zonave rurale me zonën urbane dhe të nxitjes së bujqësisë e blegtorisë, ju uroj një ditë të mbarë.
/Priza.al/