Kryeministri Rama: Edhe këtë vit është i sigurt bonusi i bebes për ata që lindin në Shqipëri apo jashtë! Në 2021 e përfituan 43 mijë fëmijë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me numrin e bebeve që kanë përfituar bonusin gjatë vitit 2021.

Rama shkruan se në  vitin që lamë pas 43,581 fëmijë kanë lindur, ndërsa familjet e tyre kanë fituar bonusin e bebeve.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se edhe këtë vit qeveria garanton bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.

“43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

? 115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.

Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë ??

? 40,000 lek për fëmijën e parë;

?? 80,000 lek për fëmijën e dytë;

??? 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej”shkruan Rama.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *