Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm Vasilika Hysit, kush janë katër anëtarët e tjerë (Emrat)

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është vendosur emërimi i pesë anëtarëve të Bordit të Mbikëqyrjes së Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Mësohet se anëtarët e këtij bordi do të jenë Bashkim Muça, Laert Kola, Yllajet Aliçka dhe Vasilika Hysi.

Kjo e fundit është rikthyer përsëri pasi nuk kandidoi për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjithashtu pjesë e bordit do të jetë edhe profesoresha e njohur e Departamentit të Gazetarisë, Iris Luarasi.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;

– Znj. Iris Luarasi;

– Z. Leart Kola;

– Z. Ylljet Aliçka;

– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *