Kryeministri Rama merr pjesë në Samitin e NATO-s në Madrid (Axhenda)

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të zhvillohet sot dhe nesër në Madrid.

Mësohet se këtë të mërkurë, Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit  do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Në vijim, do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Axhenda:

  • Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë  ekspozitën e teknologjisë së NATO-s;
  • Pasditen e së mërkurës, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, në Madrid, e më pas kryeministri Rama do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez;
  • Të enjten, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson;
  • Në përfundim, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *