Kryeministri Edi Rama ka filluar pushimet në Dhërmi dhe ka shpallur këtë sezon turistik si shumë të suksesshëm.
Në një deklaratë, Rama theksoi se sezoni turistik ka shënuar rezultate pozitive, por gjithashtu ka pranuar se ka ende shumë sfida dhe gabime për të adresuar për sezonin e ardhshëm.
“Kemi edhe shumë gabime për të adresuar për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Rama.
Rama njoftoi se në aeroportin e Rinasit janë regjistruar 1.2 milion pasagjerë gjatë shtatë muajve të parë të vitit, një rritje prej mbi 350 mijë pasagjerësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryeministri ka theksuar rëndësinë e adresimit të këtyre sfidave për të përmirësuar më tej sektorin turistik në të ardhmen.