Kryeministri Rama pas aksidentit tragjik në Bullgari: S’ka fjalë, dhimbje…

Kryeministri Edi Rama ka reguar pas tragjedisë së ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shkruan se nuk ka asnjë fjalë që  mund të thuhet për këtë tragjedi.

POSTIMI: S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje

Mëngjesin e sotëm 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *