Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar gjithashtu për tërmetin shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm. Ai bëri me dije se një mision shpëtimi shqiptar do të niset sot për në Turqi, teksa shprehu ngushëllimet për familjet e prekura.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama në rrjetin social ‘Twitter’.