Kryeministri Rama sot në Turqi, kryeson me Erdogan takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik!

Me ftesë të presidentit turk Erdogan, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në një vizitë në Turqi. Kreu i qeverisë dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të kryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021. Presidenca turke ka dhënë detaje nga kjo mbledhje e parë, duke thënë se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *