Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të mërkurë drejt Brukselit për t’u takuar me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Zhosef Borrej për një darkë pune.
Mësohet se shefi i fiplomacisë së BE-së, Zhoref Borrej ka qenë ai që ka ftuar për darkë pune të gjithë liderët e rajonit.
Sakaq,në këtë takim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Albin Kurtit i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, por që do të zëvendësohet nga kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla.
Darka e punës është organizuar për në mbrëmje dhe në fokus të saj, sipas Brukselit, do të jetë agresioni rus në Ukrainë, çështjet ekonomike, si dhe harmonizimi i politikave të rajonit ndaj sigurisë së kontinentit Evropian.