Kryeministri Rama takon dy xhudistet e ‘arta’ të Kosovës në ‘Tokio 2020’: Nder i madh për mua!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy xhudistet e Kosovës, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin të cilat fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’. Duket se Rama ka përzgjedhur të jetë mëse sportive në takimin në një ambient të hapur bashkë me dy xhudistet dhe trajnerin e tyre Driton Kuka.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai është shprehur se është nder për të dhe uron që së shpejti ti vizitojë ato në Pejë.

Postimi i plotë:

‘Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenomenal dhe miqtë e tjerë. Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve.’

Ndërkohë sot në Tiranë, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u vlerësuan nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën ‘’Nderi i Kombit’’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *