Kryeministri, Edi Rama ka vizituar këtë të martë në paraburgim ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Rama ka publikuar një video rrjete sociale, ku shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi në Hagë, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.
“Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan Rama.
Sakaq, sot ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.