Kryeministri spanjoll mesazh PS

Pedro Sanches, në cilësinë e presidentit të internacionales socialiste ka dhënë një mesazh për PS, në kongresin që po mbahet sot.Sanches në video-mesazh tha se Shqipëria është bërë shembull progresi për drejtësinë sociale, për të cilën socialistët luftojnë në gjithë botën.

“Shqipëria është bërë një shembull progresi, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe lirinë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë të progresit, kontributi i PS ka qenë vendimtar nën kryesimin e mikut Edi Rama, zëvendëspresident i Internacionales Socialiste. Në emër të Internacionales Socialiste dhe në emrin tim, dua t’ju jap gjithë mbështetjen për të vijuar me promovimin e agjendës për progresin e Shqipërisë.

Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe se ju do të përfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është edhe i yni. Të njëjtit projekt të progresit dhe drejtësisë sociale për të cilën ne socialistët në të gjithë botën luftojmë”, tha ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *