Kryeministri Sunak nën hetim, nuk deklaroi aksionet e bashkëshortes

Kryeministri britanik Rishi Sunak po hetohet nga Komisioneri Parlamentar, pasi dyshohet se ka thyer kodin e sjelljes së deputetëve.

“The Mirror” thotë se hetimi i cili ka nisur të enjten e kaluar dhe është konfirmuar sot, është përqendruar tek aksionet që bashkëshortja e tij Akshata Murth, ka në agjencinë Koru Kids.

Më tej The Mirror shkruan se Sunak nuk ka përmendur më herët lidhjet e bashkëshortes së tij, me kompaninë në fjalë, kur ai u mor në pyete nga deputetët.

Një përditësim në faqen e internetit parlamentare tregon se hetimi ka të bëjë me paragrafin gjashtë të kodit të sjelljes së deputetëve ku theksohet: “Anëtarët duhet të jenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë në deklarimin e çdo interesi përkatës në çdo procedurë të Dhomës ose komisioneve të saj, dhe në çdo komunikim me ministra, anëtarë, zyrtarë publikë ose mbajtës të funksioneve publike.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *